Ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Oliver Spasovski, ka deklaruar se janë duke u bërë disa hetime për zbardhjen e plotë të ngjarjes së Kumanovës.

Ndërkaq, sa i përket rastit Monstra, Spasovski ka thënë se kjo lëndë me siguri do të shqyrtohet nga ana e Prokurorisë Speciale dhe në këtë drejtim, MPB-ja do të jetë e gatshme për të dhënë ndihmën e duhur, në rast nevoje.
 
“Në kuadër të MPB-së jam duke bërë disa hetime, po bëj përpjekje që të marr disa informacione me qëllim t’i zbardhim këto raste, t’i ndërpresim këto spekulime, ose t’i vërtetojmë spekulimet që janë në opinion, por ajo që është më kryesorja është që opinioni ta ketë informacionin e vërtetë”, ka deklaruar për mediat Spasovski.

Sa i përket realizimit të marrëveshjes së 2 qershorit, Spasovski ka thënë se për të është shqetësues fakti se tek disa parti politike mungon vullneti për respektimin e afateve të parashikuara me marrëveshjen. Kjo, ka shtuar ai, tregon se qëllimi partiak vendoset para atyre shtetërore dhe nacionale dhe kjo paraqet një problem serioz.

Top Channel