Tre varrezat më të vizituara të Moskës do të kenë tashmë një moshë dixhitale, pasi do të instalohet wi-fi. Vizitorët do të kenë mundësi të lidhen falas në internet, duke filluar nga gjysma e parë e 2016-tës.

Kreu i shërbimeve funerale të Moskës, Artem Yekimov thotë se kjo do i ndihmojë vizitorët të gjejnë më shumë gjëra për njerëzit e famshëm që janë varrosur në këto varreza, dhe për ta bërë vizitën në varreza më ‘të rehatshme’.

Kompania e telekomunikiacionit YS System thotë se do të instalojë rrjetet e wi-fi pasi ka dëgjuar për këtë plan, për të ndërtuar zona qetësie, “rehatie psikologjike”.

“Në një vëzhgim të bërë nga ne këtë verë, të anketuarit ankoheshin për lidhjen e dobët të internetit në varreza”, thotë kreu i kompanisë, Yevgeny Abramov,

Një nga këto tre varreza, Novodevichy, është ndoshta nga varrezat më të famshme dhe një nga zonat turisitike më të vizituara të Moskës. Ndër emrat e famshëm të varrosur aty janë Anton Chekhov, ish lideri sovjekti, Nikita Hrushovi, dhe ish presidenti rus, Boris Jelcin.

Top Channel