Mediu në SHBA, takim me senatorët amerikanë

12/12/2015 11:50

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ndodhet për një vizitë në SHBA, ku temë e takimeve ka qënë lufta kundër terrorizmit.

Z. Mediu është takuar me 6 senatorë amerikanë për të folur për masat që Shqipëria duhet të marrë për të luftuar ISIS-in, si anëtarë e NATO-s. I ftuar nga senatori Jim Inhofe, Mediu mori pjesë në seancën dëgjimore, , të organizuar në Komitetin e Çështjeve Ushtarake të drejtuar nga Senatori John Mc Cain, ku u diskutua rreth situatës në Siri dhe luftës kundër ISIS dhe terrorizmit.

Top Channel