
Themelues të Partisë Demokratike dhe protagonistë të Lëvizjes së 8 Dhjetorit, kanë mbyllur përmes një simpoziumi në kryeqytet, një cikël takimesh në të gjithë Shqipërinë.
Protagonistët e lëvizjes së madhe të rënies së komunizmit, kanë komunikuar me qytetarët jo vetëm rëndësinë e atyre ditëve, por më së shumti edhe manipulimit që iu bë më pas partisë së re që solli pluralizmin në vend dhe si nuk arriti të përmbushte idealet e Dhjetorit.
Jo më kot ky projekt është quajtur “Rrathët e Ferrit”, që simbolizon vështirësitë e kalimit të fazës së tranzicionit, nga monopolizimi që iu bë jetës politike shqiptare duke e lënë vendin peng për dy dekada e gjysëm. Shoqëria shqiptare ka nevojeën e një fryme të re politike, të përfaqësimit me emra të rinj, që të përfaqësojnë realisht interesat qytetare thonë protagonistët e Lëvizjes dhjetoriste, që u shkëputën herët nga Partia Demokratike.
Në këtë simpozium referuan edhe studiues të huaj të historisë së re shqiptare, që sollën në vëmendje rëndësinë e lëvizjes së studentëve në ‘90-tën, por edhe të evidentimit të faktit se megjithë rënien e komunizmit nuk u përmbushën pritshmëritë e shqiptarëve të dalë nga ai rregjim me etjen për liri dhe demokraci.
Top Channel