Marissa Mayer, shefja administrative e kolosit të Yahoo!, ka sjellë në jetë dy vajzat binjake. Ka qënë vetë 40-vjeçarja që ka bërë të ditur lajmin në Twitter.

“Zack dhe unë jemi të lumtur tu bëjmë të ditur se vajzat tona binjake identike lindën në mëngjes herët (10 dhjetor). E gjithë familja jonë është shumë e lumtur”, shkruan Mayer.

Në mes të shtatorit, Mayer kishte bërë të ditur në llogarinë e saj në Tumbrl se ajo dhe i shoqi ishin në pritje të dy binjakeve.

Mayer u caktua shefe ekzekutive e Yahoo-së në të njëjtën ditë që bëri të ditur shtatzëninë me djalin e saj më 2012. Ajo u kritikua për rikthimin e saj në punë vetëm dy javë pas lindjes.

Top Channel