Meta: Themelimi i PD, moment kyç në historinë e pluralizmit

11/12/2015 19:20

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka uruar pasditen e së premtes Partinë Demokratike për 25-vjetorin e themelimit të saj.

Në mesazhine  tij, Meta ka vlerësuar se, themelimi i PD përfaqëson një moment të rëndësishëm në historinë e Shqipërisë.

“PD ishte e para parti opozitare që i hapi rrugë pluralizmit politik në vend”, ka thënë Meta.

Duke vlerësuar pikërisht ecurinë e pluralizmit politik, kryetari i LSI ka deklaruar se, “me reforma do ta afrojmë më tej Shqipërinë drejt anëtarësimit në BE”.

“Le të realizojmë ëndrrën e studentëve të dhjetorit, ta bëjmë Shqipërinë si Europa”, është shprehur Meta.

Top Channel