Lëvizja Besa ka reaguar të enjten nëpërmjet një komunikate për media lidhur me buxhetin e shtetit dhe mënyrën sesi harxhohen paratë e qytetarëve.
Sipas kësaj Lëvizjeje, borxhi publik në Maqedoni arrin shumën prej 3,9 miliardë eurosh, ose 43,9% të prodhimit bruto shoqëror.
“Kjo garniturë hajdutësh, për 10 vite (deri në prill të 2016) do të shpenzojë gjithsej rreth 30 miliardë euro, ndërsa prej atyre 2,5 miliardë euro vetëm si rritje e borxhit publik”, thuhet në komunikatën e Lëvizjes Besa.
Lëvizja Besa vlerëson se kreditë e marra gjatë kësaj periudhe janë shfrytëzuar për “blerje të votave”, duke i rritur pensionet dhe benificionet e tjera të pensionistëve, duke i shumëfishuar subvencionet për bujqit, të cilat aspak nuk e kanë rritur kontributin e bujqësisë në zhvillimin ekonomik të vendit.
Lëvizja BESA alarmon edhe për keqmenaxhimin me financat publike dhe i bën thirrje Prokurores Speciale që të hapë lëndë për pasurinë e vjedhur të popullit.
Top Channel