Drejtuesit e PR takojnë strukturat në Shkodër

10/12/2015 18:10

Partia Republikane synon riorganizimin e strukturave për të rinjtë dhe gratë, në përpjekje për të rritur peshën elektorale në zgjedhjet e përgjithshme të 2017-s.

Kreu i Asamblesë së PR-së, Agron Duka, i shoqëruar nga dy nënkryetarët e partisë, Alfred Deshati dhe Arian Madhi, zhvilluan një takim me drejtuesit vendorë të partisë në Shkodër.

“Duhet të fillojë menjëhetë aktivizimi forumit të të rinjve dhe grave. Kjo është një pika shumë e fuqishme ku duhet të mbështetemi dhe këto organizma duhen vënë sa më shpejt të jetë e mundur në punë. Gjatë kësaj mbledhje doli problem i organzimit. Edhe unë mendoj po kështu si ju. Nuk duhet të këte funksione të mbivendosura”, tha në fjalën e tij, Agron Duka.

“Partia Republikane është forcë e dytë më e madhe opozitare në vend, një aleat i fuqishëm i Partisë Demokratike. Si e tillë ne jemi të hapur si forcë politike për prurje të reja dhe solide. Siç edhe mund të kuptohet ne po mundohemi t’i japim një frymëmarrje. PR është e hapur të jetë në gjirin e saj profesionistë, biznesmenë, dhe ekspertë të fusha të ndryshme”, vijoi Duka.

Top Channel