Blushi prezanton “Kandidatin” në Korçë: Ka ardhur dita për diçka ndryshe

10/12/2015 14:40

Ka ardhur dita për të bërë diçka ndryshe është shprehur deputeti socialist Ben Blushi gjatë prezantimit të librit të tij të ri në qytetin e Korçës.

“Ka ardhur koha të ndryshojmë, partitë politike janë kthyer në ndërmarrje. Nuk jam i vetmi në Shqipëri që ka guxim, ka ardhur dita për të bërë diçka ndryshe”, është shprehur Blushi.

Jemi brenda partive që nuk të lejojnë të flasësh e të botosh, vijoi Blushi, duke thënë se shqiptarët votojnë dhe besojnë për politikanët “e vdekur”, referuar dhe librit të tij, “Kandidati”.

Top Channel