Policia australiane ka kryer kontrolle në shtëpinë dhe në zyrën në Sidnei të Australisë të një personi që uebsajtet teknologjike e kanë përmendur si krijuesin e monedhës virtuale, bitcoin.

Policia federale bëri kontrolle në pronat e Craig Steven Wright, por tha se aksioni i saj kishte të bënte me taksat dhe jo me bitcoinin. Ëright u përmend nga revista “Wired” dhe uebsajti teknologjik “Gizmodo” si krijues i bitcoin.

Themeluesi i monedhës besohet se ka rreth 1 milion bitcoin, që kanë një vlerë prej rreth 400 milionë dollarësh sipas kursit aktual të shkëmbimit. Policia e ndërmori aksionin në Sidnei disa orë pasi “Wired” dhe “Gizmondo” shkruan se Wright ishte misteriozi Satoshi Nakamoto, një pseudonim i përdorur nga krijuesi i bitcoinit.

Hetimet e revistave bazoheshin tek disa email-e, dokumenta dhe arkiva në ueb, përfshirë edhe atë që thuhet se është një transkript i një takimi mes Wright, një akademik 44-vjeçar, dhe zyrtarëve australianë të taksave.

Wright raportohet të ketë thënë: “Unë bëra gjithçka që munda për të fshehur faktin se kam krijuar bitconin që prej 2009-s. Në fund të fundit, mendoj se gjysma e botës do ta mësojë këtë”.

Gazetarët dhe të apasionuarit pas bitconit, prej kohësh janë përpjekur të zbulojnë se kush e krijoi bitcoinin. Vitin e shkuar, “Nessseek”, shkruante se Satoshi Nakamoto ishte një japonezo-amerikan 64-vjeçar që jetonte pranë Los Anxhelosit.

Nakamoto, emri i të cilit ishte Satoshi, kishte paditur revistën për shkak të shkeljes së privatësisë si rezultat i shkrimit. Zbulimi i identitetit të krijuesit të vërtetë të bitcoinit, do të ishte domethënës jo thjeshtë për të zgjidhur një enigmë disa vjevcare, por edhe për të ardhmen e monedhës virtuale.

Top Channel