Pastrimi i Shqipërisë, PS prezanton në Peqin arritjet e qeverisë

09/12/2015 00:00

Aksioni “Të pastrojmë më tej Shqipërinë” u ndal në Peqin, një nga 26 bashkitë që përfiton nga projekti i qeverisë për “Rilindjen urbane”.

“Bashkia Peqin është një prej 26 bashkive përfituese nga projekti i financuar nga qeveria shqiptare për përgatitjen e projektit të Rilindjes urbane të qytetit të Peqinit. E garantoj kryetarin e bashkisë, që vëmendja jonë është maksimale”, tha Taulant Balla.

Nga ana e tij, ministri Beqaj shpjegoi masat që po merr dikasteri që ai drejton, për sistemin shëndetësor parësor.

“Ne duhet ta spostojmë vëmendjen te kujdesi shëndetësor parësor. Shpenzojmë parà çdo vit për kujdesin shëndetësor, ndaj dhe duam t’i përmirësojmë qendrat shëndetësore të kujdesit parësor. Këto ditë, në të gjithë territorin e Shqipërisë por edhe këtu, disa firma projektuese po bëjnë preventivët e ndërhyrjes në çdo qendër shëndetësore të kujdesit parësor të Shqipërisë”, tha ministri Beqaj.

Ministri i Financave, Shkëlqim Cani mbrojti taksën progresive.

“Tatimi mbi pagën me normë fikse në atë progresive, ku ka fituar 97% e popullsisë dhe kjo është lehtësisht e verifikueshme. Përfshirë edhe këtë masë, të gjitha masat që janë marrë, teksa vetëm nga kjo e fundit kanë përfituar rreth 22 mijë lekë çdo familje mesatarisht. Më shumë kanë përfituar polici, mësuesi, infermieri etj”, tha ministri Cani.

Top Channel