Homazhe për imzot Rrok Mirditën, Nishani: I shërbeu harmonisë fetare

09/12/2015 10:40

Jo vetëm besimtarët katolikë, por qytetarë të të gjitha besimeve fetare kanë bërë homazhe në Katedralen e Shën Palit për Imzot Rrok Mirditën, ndarë nga jeta në moshën 76-vjeçare.

Krerët e besimeve të tjera fetare gjithashtu, bënë homazhe për kreun e kishës katolike, që ndërroi jetë dy ditë më parë.
Krerë të institucioneve, politikanë e diplomatë nga Tirana e Kosova bënë homazhe gjithashtu.

Imzot Rrok Mirdita, nuk i shërbeu vetëm katolikëve shqiptarë, por dhe harmonisë fetare tha presidenti i Republikes Bujar Nishani, që e cilësoi Arkipeshkvin e Tiranës dhe Durrësit si prelatin e lartë që tregoi përkushtimin e mahnitshëm për vlerat e krishtërimit, mirëkuptimit dhe vëllazërisë.
Me një përkushtim njerëzor dhe hyjnor ia doli të rindertojë vlerat morale dhe materiale të kishës, ishte vlerësimi i ish kryeministrit Berisha që i shtoi kësaj faktin se Imzot Rrok Mirdita u bë protagonisti i dy ngjarjeve historike për vendin, vizitat e dy papëve në Shqipëri.

Rrok Mirdita lindi në Këllezen të Ulqinit më 28 shtator 1939. Pas studimeve filozofike dhe teologjike ai u shugurua meshtar më 4 korrik 1965 dhe deri në 1973 shërbeu në Tivar, ndersa për vite me rradhë do të shërbente për shqiptarët në SHBA, pa u shkëputur nga Shqipëria që vuante vitet e egra të komunizmit. Në 1992 Papa Gjon Pali i II e emëron Arqipeshkëv i Durrës – Tiranë. Në Shqipëri ai iu përkushtua për ngritjen shpirtërore dhe promovimin njerëzor të popullit të dalë nga regjimi që i dha fesë përndjekjen më të pashembullt ndër regjimet diktatoriale. Për shërbimin e tij në ndihmë të vendit që vuajti tranzicionin e gjatë, Imzot Rrok Mirdita u nderua me disa çmime, që qytetar nderi, te urdheri Nënë Tereza, urdhri Gjergj Kastriot Skënderbeu. Harmonia fetare ishte një nga vlerat me të çmuara që promovoi Imzot Rrok Mirdita.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA