Dhuna në protestën e PD dënohet edhe nga e majta europiane

09/12/2015 00:00

Aleanca Progresive e Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Europian ka reaguar pas protestës së një dite më parë të mbajtur nga opozita, duke dënuar fuqimisht dhunën e përdorur gjatë saj.

Sipas APSD-së, parimet dhe vlerat demokratike në Shqipëri duhen respektuar plotësisht.

Për këtë çështje ka folur Knut Fleckenstein, raportues për Shqipërisë në PE, i cili është shprehur “i detyruar të theksojë nevojën për të pasur sa më shumë kujdes në raste të tilla”, si dhe “ka bërë thirrje për sjellje të përgjegjshme”.

Fleckenstein ka folur edhe mbi dekriminalizimin, një ligj tepër i debatuar për të cilin duket se opozita dhe pozita kanë mbërritur shumë pranë pikës për miratimin e saj. “Dekriminalizimi është pranë miratimit, por për ne mbetet e vështirë të kuptohet se çfarë i motivoi këto protesta. Është detyrë e organizatorëve, që të bëjnë çdo përpjekje për të shmangur dhunën. Ne i dënojmë akte të tilla dhe bëjmë thirrje për një sjellje normale politike nga të gjitha palët në Shqipëri”.

Top Channel