PD: Protestë madhështore, revolta nuk ndalet

08/12/2015 15:10

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha iu drejtua mbështetësve demokratë që kishin mbushur oborrin para Selisë blu me mesazhin përmbyllës të protestës, të cilën e quajti “një ndër më të mëdhatë në historinë e kombit”.

“Mirënjohje pa kufi për të gjithë ju, që morët pjesë në marshimin e protestës, duke i dhënë kuptim lirisë e kurajos qytetare. Asnjëherë më parë nuk është mbushur bulevardi me qytetarë të bashkuar, si sot, për të ndalur korrupsionin e krimin. Sot janë tronditur themelet e ngrehinës së Edi Ramës dhe hajdutëve të tij. Marshimi vazhdon deri në çlirimin e vendit nga këta plaçkitës, derisa qeverisjen t’ua kthejmë qytetarëve”, ka thënë Lulzim Basha.

Edhe Sekretari i Përgjithshëm e cilësoi madhështor protestën. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Arben Ristani shkruan se “një popull i tërë në këmbë për të hequr qafe peshën që proteston kundër varfërisë, kundër korrupsionit, kundër krimit në pushtet, kundër cinikut, shpirtziut, të paaftit, të pashpirtit Rama.

“U fsheh biri i atit vrasës, derisa opozita mbylli mitingun dhe nxori kokën të bënte ciu-ciu nga kushedi cili bunker.Ta mësojë mirë shpirtziu cinik se revolta popullore nuk do ndalet derisa ta mbyllë përfundimisht në bunkerin e tij”, shkruan Ristani.

Normal
0

false
false
false

EN-US
X-NONE
X-NONE

MicrosoftInternetExplorer4

Top Channel