Mesazhi i Angela Merkel për Ditën e Rinisë
08/12/2015 00:00
Me rastin e 25 vjetorit të protestave studentore të 8 dhjetorit 1990, të cilat çuan në fundin e diktaturës në Shqipëri, kancelarja gjermane Angela Merkel ka dërguar një video-mesazh.
Shqipëria ka kaluar tashmë me sukses faza të rëndësishme në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian, u shpreh kancelarja. Për të ardhmen vlen arritja e reformave të mëtejshme dhe përmirësimi i perspektivave për të rinjtë.
Top Channel