BE reagon për protestën: Dhuna nuk është mjet i pranueshëm

08/12/2015 00:00

Bashkimit Evropian dënoi dhunën e shfaqur në protestën e opozitës gjatë ditës së sotme, duke theksuar se “kthimi te dhuna është i papranueshëm”.

“E drejta e qytetarëve për të shprehur pakënaqësinë, apo shqetësimet e tyre, në qoftë se ushtrohet në mënyrë paqësore, mbetet një tipar i rëndësishëm për t’u ruajtur në çdo shoqëri demokratike. BE vë në dukje se, një numër incidentesh u raportuan sot në Tiranë, gjatë tubimit të organizuar nga partitë opozitare. BE thekson se dhuna nuk është një mjet i pranueshëm për të shprehur mosmarrëveshjet. BE rithekson se Shqipëria po përballet me një numër sfidash për reforma shumë delikate, të cilat kërkojnë dialog konstruktiv mes të gjitha partive politike. Progresi në agjendën e reformave është i rëndësishëm, për të çuar vendin përpara në rrugën drejt integrimit europian, si dhe për të garantuar më tej rrënjësimin e sundimit të ligjit”, thuhet në deklaratën për shtyp të delegacionit të BE-së.

Top Channel