Shkupi i së hënës i ngjan një qyteti të pushtuar nga forcat policore. Pjesëtarë të policisë maqedonase, të armatosur me armë zjarri dhe të pajisur me mjete mbrojtëse kanë bllokuar të gjitha lagjet qendrore të kryeqytetit dhe hapësirat përreth gjykatës ku pritet të sillen 29 të dyshuarit për rastin e Kumanovës.

Në Gjykatën Penale Shkupi 1 do të mbahet seanca publike ku pjesëtarët e grupit të armatosur do dëshmojnë për praninë  e tyre në Lagjen e Trimave, në Kumanovë.

Ndërkohë, avokatët mbrojtës kanë paraqitur ankesë me pretendimin se aktakuza për rastin është ei pabazë. Në seancën e së hënës, trupa gjyqësore duhet të vendosë nëse do ta pranojë aktakuzën, ose do të kërkojë që ajo të përpunohet.

Gjatë konfliktit të armatosur që ndodhi më 9 maj në Lagjen e Trimave të Kumanovës mbetën të vrarë 8 policë, si dhe 10 shtetas nga Kosova, anëtarë të të ashtuquajturit “grupi i armatosur”.

Top Channel