Rama: Nga reformat varet fati i gjeneratave

07/12/2015 18:15

Nga Elbasani, kryeministri Edi Rama tha se përmes  reformave që ka nisur qeveria do të vendoset fati i gjeneratës së ardhshme.

Disa ore para Ditës së Rinisë, Rama i bëri një analizë asaj çfarë ka ndodhur në 25 vjet.

“Çfarë ka ndodhur me ata që lindën atë ditë dhe sot janë 25 vjeç? Nëse do të ishin bërë këto reforma, ata do të ishin një gjeneratë shumë e fituar, ndërkohë që sot ata janë një gjeneratë e humbur në lumin e diplomave pa vlerë. Për këtë arsye çfarë bëjmë ne sot do të përcaktojë shumë fatin e qeverisjes për vite me radhë dhe këtu s’e kam fjalën tek partitë, e kam fjalën tek qasja”, tha Rama.

Në këto dy vite, tha Rama, po kryejmë një operacion të gjithanshëm, që është i vonuar pasi nuk gjetëm 1 sektor të vetëm që nuk e kishte pllakosur keqqeverisja.

“Ishim në 2013 me një ekonomi që sipas statistikave pak të besueshme u rrit me 1 përqind, në 2014 ekonopmia u rrit me 2.1 përqind dhe ne presim që në 2015 të rritet me 52.7 përqind, ndërsa vitin e ardhshëm presim që të kemi një rritje prej 3.4 përqind. Është një rritje e mjaftueshme për të bërë të mundur që impakti të reflektohet njësoj siç është në ekonomi në përgjithësi, tek buxhetet e familjeve në formën e çlirimit që bart sot çdo familje. Për herë të parë, Shqipëria këtë vit nuk krijon borxh të ri dhe vitin e ardhshëm fillon uljen e borxhit”, deklaroi kryeministri.

Në Elbasan, Partise Socialiste iu bashkuan 900 anëtarë të rinj.

Top Channel