Ndizet pema e Krishtlindjeve në Tiranë

06/12/2015 18:00

Ashtu si çdo qytet në botë, edhe Tirana ndezi dritat e pemës së Krishtlindjeve dhe rrugëve kryesore të saj.

Nga sheshi “Nene Terza”, i rrethuar nga dhjetëra fëmijë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, veç shndërrimit të kryeqytetit në qendër të festimeve, bëri thirrje që në këtë muaj të ketë sa më shumë solidaritet.

“Do të doja të ju ftoja të gjithëve që në këtë muaj dhjetori, muaj festash, ta kishim edhe një muaj të jashtëzakonshëm solidariteti për ata që janë të moshuar, ndoshta fëmijët i kanë jashtë, solidariteti për ata që jetojnë në institucionet tona sociale, që kanë nevojë më shumë se kurrë për vizitat tuaja. Në këtë fshat të festave ne do të kemi një shportë të veçantë për të gjithë ata që duhet të dhurojnë lodra, për të gjithë ata që kanë më shumë se ç’ju duhet për të ngrënë. Ndoshta një vakt mund ta kaloni në qendrat tona sociale ose një vakt, me ata të afërm, që ndoshta nuk kanë pasur fatin tuaj për të pasur të gjitha të mirat materiale. Është koha për të ndarë, koha për të qenë bashkë, për të dhuruar shumë dashuri”, u shpreh Veliaj.

Për të nxitur sa më shumë dekorimet në kryeqytet, kryebashkiaku Veliaj shpalli dhe konkursin e Bashkisë së Tiranës për ata persona që dekorojnë më bukur shtëpitë, shkollat apo bizneset e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA