LSI, Vasili: Vota për buxhetin, votë për stabilitetin politik

05/12/2015 13:00

Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, në një deklaratë për mediat të mbajtur paraditen e kësaj të shtune ka përshëndetur votimin e buxhetit 2016 në seancën parlamentare.

“Vota e djeshme për buxhetin është votë për qëndrueshmëri politike”, ka thënë Vasili, i cili megjithatë ka bërë edhe disa sugjerime.

“Duhet riparë akciza e birrës vendase dhe shqetësimet për profesionet e rregulluara duhet të merren parasysh. Gjithashtu duhet reflektuar për grantet për pushtetin vendor dhe duhet rishikuar struktura e investimeve në arsim e shëndetësi”, ka rekomanduar Vasili.

Sa i takon rrëzimit të kërkesës së opozitës për hetimin ndërkombëtar të CEZ, ai ka vlerësuar se, në mungesë të konsensusit të gjerë për ndryshimet kushtetuese që do të mundësonin një hetim të tillë, LSI vendosi të mos e orientonte votën e saj në Parlament.

“Ne nuk e orientuam votën tonë në Parlament dhe të gjithë deputetët votuan sipas vullnetit të tyre”, ka shtuar Vasili.

Top Channel