Hetimi i huaj për CEZ, Gjiknuri: Keni zhdukur dosjen e privatizimit

04/12/2015 00:00

Kërkesa e Partisë Demokratike për hetimin ndërkombëtar të aferës së CEZ-it ishte në fokus të debateve të këtyre orëve të fundit.

Ministri Gjiknuri akuzoi demokratët se zhduken dosjen e privatizimit. Replikoi Berisha, ndërsa deputeti Mima tha se dosja është lënë me protokoll.

Damian Gjiknuri, ministër i Energjisë dhe Industrisë: Kush është afera e vërtetë? Këtu dua të them ato që shumë shpejt do t’i bëhen me dije publikut dhe meriton një hetim të thellë e të pastër nga prokuroria shqiptare edhe me asistencë ndërkombëtare siç kemi thënë. E para njëherë është zhdukur dosja e privatizimit. Nuk gjenden dokumentet themelorë të CEZ, i keni zhdukur dhe Kryeministria nuk ka zhdukur protokollin.

Florion Mima, deputet i PD: Të gjitha dosjet origjinale janë lënë me protokoll në arkiv, përveç këtyre është lënë edhe një kopje pune në tryezën tënde personale dhe përveç atyre ka edhe një kopje të tretë që gjithsecili e merr për të hedhur poshtë gënjeshtrat tuaja.

Damian Gjiknuri: Gojët thonë, mbase janë të liga, por kanë dalë të dhëna që djali yt, që nuk është ndonjë rastësi, ka qenë i lidhur me këta emrat që u përmenden këtu. Ka pas lidhje, kjo i mbetet hetimit të prokurorisë.

Sali Berisha, deputet i PD: Ke çuar mesazh tekstual se ekziston firma e Shkëlzen Berishës mbi një letër të Nua apo Noel Kalaj dhe një tjetri Merxhani. Të ktheva përgjigje do ta dërgosh menjëherë në prokurori, për ndryshe do të paditesh në prokurori për dy gjëra: 1. Për falsifikator 100% se ai është falsifikim pa diskutim; 2: Për shantazh dhe përpjekje të tjera.

Top Channel