Fushë magnetike në vrimën e zezë të Rrugës së Qumështit

04/12/2015 00:00

Një fushë magnetike ndodhet në vrimën e zezë që gjendet në qendër të Rrugës së Qumështit. Ekzistenca e saj dyshohej prej kohësh, por tashmë është vërtetuar nga një grup i qendrës së Astrofizikës, Harvard- Smithsonian.

Zbulimi, i publikuar në revistën Science, konfirmon teorinë që ka vrima të zezë të vërteta në zemër të Galaksisë.

Zakonisht imagjinohen vrima të zeza si një fshesë e madhe korrenti, që thithin gjithçka që u kalon afër, dhe ato janë të ngjashëm me motorët kozmikë që konvertojnë energjinë e materies në rrezatim intensiv, që bllokohet nga drita e yjeve që janë aty pranë.

Këto ushqehen nga fusha magnetike të vëzhguara përtej të ashtuquajturës “horizonti i ngjarjeve”, apo përtej kufirit hapësirë-kohë në të cilin asnjë event nuk është i dukshëm për observator të jashtëm.

Rezultati u bë i mundur falë punës së Event Horizon Telescope, një rrjet radioteleskopik të lidhur për të funksionuar si një teleskop i vetëm gjigant, i madh sa Toka.

Është një “sy” i mprehtë, në gjendje të vëzhgojë ekuivalentet e një topi golfi në Hënë: një rezolucion kaq i lartë është i rëndësishëm, duke marrë parasysh se vrimat e zeza janë strukturat më kompakte të universit.

Mjafton të mendosh se vrima e zezë që gjendet në qendër të rrugës së qumështit, i quajtur Shigjetari A, peshon 4 milionë herë më shumë se Dielli ynë, megjithëse kufijtë e tij shtrihen në një hapësirë 13 milionë kilometra, apo më pak se orbita e Mërkurit.

Top Channel