
Ndiqni më poshtë fjalën e plotë të ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, të dhënë nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë gjatë seancës për buxhetin e vitit 2016.
Ky eshte buxheti i konsolidimit te zhvillimit ekonomik. Eshte shume e kollajte te flasesh gjate per kete buxhet por une do fokusohem tek disa nga karakteristikat qe buxheti sjell. Mbi te gjitha buxheti konsolidon rritjen ekonomike. Viti 2016 garanton nje rritje ekonomike 3.4%. Mos harroni ju qe promovoni skenarin grek por qe nuk do ndodhi, ju qe i kerkoni shqiptareve te ikin se e doni shqiperine pa shqiptare, por edhe kete nuk do ta perjetoni dot.
Nuk ju duam tha Saliu. Edhe ne nuk e duam, po nuk eshte ky problemi. Problemi i tij eshte qe nuk e duan shqiptaret dhe dy here rresht ka marre nje milion vota kunder dhe ne politike dashuria tregohet me vota. Dashurine per ju e treguan dy here shqiptaret, ne 23 qershor 2013 dhe serish me 21 qershor 2015, me nga 1 milion vota kunder, ne fakt heren e dyte 1 milion e 38 mije vota per te qene te sakte. Nuk na do, nuk te duam, nuk i do shqiptaret, nuk te duan shqiptaret ty, pra jemi barazim.
E late rritjen ekonomike ne 2013 1.1%. E moret 6,5% dhe e katandiset keshtu sic e gjetem ne. E keni makth dyfishimin e rritjes ekonomike brenda dy viteve. Cfare keni me shqiparet? Do vinte nje dite qe do iknit. Do iknit sepse i vodhet, i keqtrajtuar dhe ne fund dhe i vrate. cfare prisni ju, t’ju votonin prap shqiptaret pasi i kishit vjedhur, i kishit djegur ne Gerdec, i kishit vrare ne 21 janar, i kishit varferuar?
Do t’ju tregoj nje statistike per varferine te cilen nuk e kemi nxjerre ne. Raporti i Bankes Boterore thote ne menyre te drejtperdrejte :”varferia arriti kulmin ne vitin 2012 dhe qe atehere ka filluar te zbrese, megjithese modestisht, po serish eshte ulur”. Ne vitin 2012, do ta fiksojne shqiptaret, e varferuat vendin.
Foli prap per biznesmenet. Doni ta dini si eshte biznesi? Ka nje te dhene shume interesante nga Banka e Shqiperise ne raportin e politikes monetare nentor 2015. “Depozitat e biznesit jane rritur me 25 miliarde leke apo 250 milione dollare me shume se mesatarja e 10 viteve dhe kjo, edhe per shkak te pagimit te borxheve te prapambetura”. Cfare kerkoni nga biznesi? Doni ta varferoni qe te votoje per ju? Ka mbaruar ajo kohe kur mund te qeverisni me dhune, me genjeshtra, me klane, ka mbaruar ajo kohe. E perseris, mungesa e ofertes nga opozita na ve ne siklet, realisht na ve ne siklet se kemi nevoje te na sfidoje opozita me oferten e saj. Nuk keni oferte, mungoni ne politike, mungoni ne terren, lejoni kete burrin te vije ketu te tregoje perralla, qeshni se ju duket qe parlamenti eshte gallate dhe asnje kontribut nuk jepni per vendin.
Serish per varferine. Do t’ju bej nje arithmetike shume te thjeshte per te kuptuar se sa familje dhe sa individe kane influencuar politikat tona. Eshte shume e thjeshte per te lexuar buxhetin. I lexova ne komision te gjithe projektet qe bejme ne; u bezdiset se ishin shume projekte. Thate mos na i lexo te gjithe projektet. Po pse ketu vini e thoni qe s’ka projekte? Ka pafund projekte. E dini sa kemi investuar bashke me borxhet e prapambetura qe keni lene ju? 2,9 miliarde dollare. Do t’ju jap nje pergjigje arithmetike qe vlen per qytetaret por edhe per ju qe nuk e keni pare, por edhe per ata hileqare qe e kane pare dhe nuk e thone, por edhe per ndonje koleg tonin nga e majta qe ka skepticizem, legjitim ose te shtirur.
Borxhi neto. Ne kemi paguar borxhet e vjetra 1.21 miliarde dollare interesa dhe borxhi neto qe kemi marre eshte 950 milione dollare. Kemi investuar ne tre vite, fondi i rajoneve, FSHZH, llogaria kapitale, 2.9 miliarde dollare. Doni pergjigje se ku kane shkuar parate e shqiptareve? Per investime kane shkuar. Debati per borxhin behet me shifra. Borxhi neto eshte shtuar 950 milione dollare. Ne kemi investuar 2,9 miliarde dollare. Ja pra, te nderuar qytetare, parate kane shkuar tek investimet. Sa kane investuar keta ne kater vite, ne e kemi investuar ne tre vite.
Nje shifer tjeter per shqiptaret, se opozita e boshatis sallen se nuk e perballon dot debatin me shifra. E moren borxhin 55% te PBB ne 2005 dhe e dini sa e dorezuan? 69,5% e PBB. E shtuan ne tete vite ne kurrizin tuaj, 14,5% e PBB. Kjo eshte katastrofe. Ta marresh 55% e ta cosh 69,5%.
Cfare ben kjo qeveri nga ana tjeter? E morem 69,5%, e pastruam ate mal me borxhe, edhe te pashkruar, dhe tani pervec se e kemi skanuar dhe e kemi vene nen kontroll, fillon ulja. Imagjinoni pra, e rriten borxhin me 14,5% plus nga cfare e gjeten, ne me dy vjet, fillojme ta ulim.
Taksat. Ia vlen te flasim per taksat sepse ka qene flamuri i betejes. Oferta e tyre eshte taksa e sheshte. E dini cfare eshte taksa e sheshte per ju si qytetare? Taksa e sheshte eshte qe per 421 mije (por tani jane 620 mije) qytetare te ngarkohen me taksa me te larta. Pra, oferta e ketyre sot pas dy viteve, kur vijne tek ju ne terren, eshte rritja e taksave. E dini cfare eshte taksa e sheshte? Ate page te 13-te qe jua dhe taksa progresive, keta duan t’jua marrin me serish. Po nje nga arsyet pse qytetaret i votuan qe te largohen nga pushteti per nje kohe te gjate, eshte pikerisht se iu shkaterruan ekonomite familjare. Tani vijne me nje oferte te re dhe thone “ne kemi nje oferte te re per ekonomine tuaj familjare. Kete qe ju dhane keta me taksen progresive, ne do t’jua marrim serish me taksen e sheshte”. Jua kemi bere llogarine 100 here. Do e bejme serish. Nje infermier ka perfituar me taksen progresive pagen e trembedhjete dhe i eshte rritur paga reale me 7,8%.
Po i kthehem serish Raportit te Bankes se Shqiperise qe thote jane rritur te ardhurat e disponueshme, parate ne dore te qytetareve ne fund te muajit, me 7.6%. Shprehimisht thote “indeksi regjistroi rritje vjetore me 7.6%”.
Me taksen progresive, e perseris liruam nga taksa e padrejte, skllaveruese, 421 mije te punesuar dhe kthyem realisht mbrapsht 4 miliarde nga sektori shteteror ne konsumin e familjeve dhe 7 miliarde nga sektori privat, pra 11 miliarde leke ose 110 milione dollare dhe megjithe ato, taksat e lehtesuara, duke perfshire dhe heqjen e takses se semundjes qe ia vute shqiptarve (tvsh e ilaceve), jane 150 milione dollare ne vit qe i shkojne konsumit. Kjo eshte arsyeja pse jane rritur depozitat, kjo eshte dhe arsyeja e drejtperdrejte pse jane rritur te ardhurat e disponueshme.
Taksa zero per biznesin e vogel, ka prekur drejtpersedrejti 100 mije familje. Plus 421 mije familje, jane gjithsej 521 mije familje qe me nje te rene te miremenduar te lapsit, jane liruar nga ngarkesa e padrejte fiskale, familje ne nevoje dhe te klases se mesme.
Por qe te prekesh me nje politike fiskale te kujdesshme, te maturuar, te majte, po, eshte totalisht e majte, sepse e majta ben dy gjera: liron shtresen ne nevoje dhe klasen e mesme nga ngarkesa e tepert fiskale qe e ka bere, dhe ben shtet, te cilin po e bejme. Dhe te dyja gjerat ia late ne kurriz shqiptareve, edhe ngarkesen e padrejte fiskale, edhe shtetin corbe. Te lehtesosh 521 mije familje apo gati 90% te familjeve shqiptare, kjo eshte politike sociale nese doni. Politika sociale nuk eshte te vesh subvencione, eshte politike e vjeter e para ’70 subvencioni. Kjo eshte drejtpersedrejti politike e majte qe shkon tek produktiviteti dhe tek koncepti i konsumit. Konsumi nuk eshte me e drejte e nje shtrese te kufizuar te popullsise, konsumi eshte nje e drejte e te gjitheve dhe ketu eshte nje diference e madhe mes te majtes dhe te djathtes.
Do t’ju kujtoj patjeter se sa here i keni rritur taksat. Kufiri i regjistrimit ulet nga 8 ne 5, dhjetor 2009 : 2 miliarde leke, 20 milione dollare i rritet taksat ne dhjetor 2009. Sherbimet nderkombetare nuk trajtohen si eksport zero por trajtohen si furnizime te perjashtuara: 5 milione dollare me shume taksa i ngarkuat ne kurriz ne 2010.
Shitja e barnave dhe sherbimeve shendetesore, ngarkohet me 10% tvsh: taksuat semundjen. Te semureve te Shqiperise dhe njerezve ne nevoje, 10 milione dollare ne kurriz.
Tatimi mbi te ardhurat personale, famekeqi 10%, oferta e re. Oferta e vjeter me oferten e re eshte e njejta gje: do t’ju marre qytetareve pagen e 13-te nga xhepi. Oferta e ketyre te djathteve, taksa e sheshte, eshte grabitje e pages se 13-te qe ne, per shkak se jemi te majte, dhe jemi votuar nga shumica e shqiptareve, dhe mbeshtesim 100% te shqiptareve, por lehtesojme 97% te tyre sepse kush fiton me shume duhet te paguaje me shume dhe kush fiton me pak, do paguaje me pak. Keta vijne dhe sjellin te kunderten. Thone kush fiton me pak te paguaje me shume. Jo. Kete oferte nuk jau pranojne shqiptaret. 1 milione te tjera shpulla do te keni shpejt.
Se fundi, cfare eshte buxheti 2016? 5.1% e PBB investohet. 77 miliarde leke. Pervec se investohet ne sektoret me te rendesishem si bujqesia, infrastruktura, mjedisi, shendetesia, arsimi, ne fillojme uljen e borxhit nga 72.3% ne 70.9% te PBB. Mos harroni qe ju na e rritet borxhin neve dhe shqiptareve 14.5% ne tete vite, ne po e ulim qe ne vitin e trete te qeverisjes sone.
U be debat per deficin primar. Eshte jo vetem nje koncept jashtezakonsiht shume i rendesishem financiar, por eshte dhe nje tregues i pergjegjshmerise se nje qeverie. Kur nje qeveri arrin te krijoje suficit primar, do te thote qe eshte aq e pergjegjshme me operacionet e veta, qe jo vetem nuk krijon borxh te ri, por investohet me pergjegjshmerine e vet qe ta ule borxhin.
Nga ana tjeter, ulet me 50% deficit, nga 4% behet 2%. Ne nuk themi qe jemi vendi i dyte pas gjermanise, por kjo shifer flet per suksesin e reformave, pergjegjshmerine dhe qartesine.
E fundit, Kryeministri permendi 156 mije vende pune duke iu referuar qe nga tetori 2013. Une po marr qe nga dita e pare qe ju keni ikur dhe jane 167 mije vende te reja pune me bordero.
Buxheti i 2016, eshte realisht buxheti i zhvillimit ekonomik dhe konsolidimit fiskal. Dhe jo vetem qe eshte buxheti i konsolidimit fiskal dhe zhvillimit ekonomik, por na ndan njehere e mire nga te gjitha mbeturinat qe ju i late me qellim, apo per shkak te keq-qeverisjes suaj, qofte te qellimshme apo si pasoje e mosdijes.
Se fundi, per koncesionet. Ju nuk mund te flsini dot per koncesione. Keni koncesionuar gjysmen e Shqiperise, me terma, me kushte skandaloze, qe do t’i vuajne shqiptaret dhe per 20 vite te tjera. Skanimi, pullat fiskale, markimi, etj etj, qe jane kosto per shqiptaret, madje te panevojshme. Mos harroni edhe qe 83% e buxhetit shkon per projekte ne vazhdim sepse kjo qeveri eshte e pergjegjshme dhe kur flasim per investime te zgjuara, ky duhet te jete debati baze kur diskutojme per nje buxhet, do te duhet te ishte por nuk e beni dot se nuk doni, nuk ka investim qe hapet me 5% dhe te ktheje rritje ekonomike. Nese nje investim nuk mbaron, nuk jep rritje ekonomike, dhe kur e mbeshtet rritjen ekonomike, e ben vetem ne afatshkurter dhe pastaj bie pikiate poshte. Kjo eshte diferenca mes nesh dhe jush. Kete e ben buxheti i vitit 2016.
Ju do mbaheni mend per rritjen e borxhit ne tete vite, per grabitjen e miliona eurove nha xhepat dhe tryezat e shqiptareve, per taksimin e semundjes, ju do mbaheni mend qe ne vitin 2012 shenuat rekordin e varferise.
Per cfare do mbahemi mend ne? Ne do mbahemi mend qe i kthyem pagen e trembedhjete njerezve ne nevoje dhe klases se mesme, qe me politika fiskale te kujdesshme prekem, lehtesuam dhe permiresuam sadopak 521 mije familjeve qe perbejne 90% te familjeve shqiptare, por do mbahemi mend dhe per nje gje tjeter, per riberjen e shtetit dhe pastrimin e mbeturinave te keqqeverisjes dhe mungeses se pergjegjshmerise suaj.
Faleminderit!
Top Channel