“SMS” që Taulant Balla i ka dërguar Sali Berishës

03/12/2015 10:25

Nga foltorja e Kuvendit politikanët shqiptarë kanë hedhur akuza nga më të rëndat kundër njëri-tjetrit, aq sa sot është e vështirë të ndahen të vërtetat nga të pavërtetat.

Këtë të enjte, Taulant Balla vuri në lojë ish-kryeministrin Sali Berisha. Në seancën plenare, pas qetësimit të tensioneve, Balla foli për një mesazh të dërguar në numrin e ish-kryeministrit e që ky i fundit e ka lexuar në seancë.

“Kolegët do të qeshin, por seancën e kaluar i dërgova një mesazh (Sali Berishës) ku i thoja që në Librazhd ka një arë të mbjellë me hashash nga Taulant Balla…dhe ky e lexoi sot mesazhin tim. Ju vë celularin tim në dispozicion. I çoj mesazh (Sali Berishës) me numrin tim dhe ky e lexoi këtu mesazhin tim”, tha Balla.

Top Channel