Pistorius, Apeli e dënon për vrasje me qëllim. 15 vite burg

03/12/2015 10:45

Oscar Pistorius do të kthehet sërish në burg për vrasjen e Reeva Steenkamp në vitin 2013. Gjykata Supreme e Apelit në Afrikës së Jugut pranoi apelin e Prokurorisë që kërkoi ndryshimin e akuzës për ish-kampionin paraolimpik nga vrasja e paparamenduar në vrasje me qëllim, që do të thotë se Pistorius do të kryejë një dënim me 15 vjet burg.

Pistorius fillimisht u dënua me 5 vjet burg, ndërkohë që pak muaj më parë ai u lirua me kusht pasi kreu 1 vit të dënimit, për ta vijuar atë në formën e arrestit shtëpiak. Vendimi u shqyrtua pikërisht në Gjykatën e Apelit, trupi gjykues i të cilit vuri në dukje se në proceset e mëparshme nuk u bënë vlerësimet e duhura të rrethanave të ngjarjes. Gjykatësi Lorimer Leach theksoi se Pistorius, duke qenë se kishte në zotërim një armë të një kalibri të madh, duhet ta kishte parashikuar se personi që ndodhej pas derës do të vdiste.

Avokati mbrojtës i Pistoriusit këmbënguli në qëndrimin e klientit të tij se kishte menduar se në banesë kishte hyrë ndonjë grabitës, pretendim ky që u refuzua nga trupi gjykues në Gjykatën e Apelit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA