Emri i Kastriot Ismailajt është rikthyer në diskursin politike mes maxhorancës dhe opozitës.
Deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo akuzoi ministrin e Energjitikës, Damian Gjiknuri për përfshirje në aferën CEZ, duke propozuar për kryetar të ERE-s një person të lidhur me Ismailajn.
Ministri Gjiknuri reagoi duke deklaruar se çështja është nën hetim. Ai akuzoi Genc Pollon për “plane biznesi” me Ismailajn dhe e sfidoi atë që të dëshmojnë bashkë më prokurori.
“Kastriot ismailaj është në burg dhe për këtë po hetohet dhe hetimi është i thellë dhe unë i kërkoj prokurorisë që të thërrasë edhe ty si dëshmitar pasi kam përshtypjen që ke një njohje të mirë me Kastriot Ismailjan. Le të shkojmë në prokurori dhe të shpjegojmë se çfarë lidhjeje kemi unë dhe ti me Kastriot Ismailajn”, tha Gjiknuri.
Pollo u përgjigj duke deklaruar se Kastriot Ismailajn e njihte si fqinj.
Top Channel