Braçe: Berisha, i vetmi që urren shqiptarët

03/12/2015 00:00

Në përgjigje të ish-kryeministrit Sali Berisha, kreu i komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe tha në Kuvend se në legjislacionin e sotëm është e dënueshme me burg vepra penale e kontrabandës, duke e akuzuar ish kryeministrin “se është i vetmi që urren shqiptarët”.

“I vetmi që urren shqiptarët. Tre gjëra nuk thoni ju, e para, që në këtë projektligj bëhet fjalë për shkelje të rënda fiskale. Që në asnjë rast nuk bëhet fjalë për biznesin e ligjshëm e të ndershëm dhe ata sipërmarrës që në mënyrë të ligjshme paguajnë taksa prej 25 vitesh në këtë vend. Dhe së treti, që dënimi me burg për shkelje të rënda fiskale gjendet i vendosur nga ju në ligjin aktual. Këtë duhet t’u thoni shqiptarëve”, tha Braçe.

Ai tha se edhe legjislacioni i vendeve të huaja, duke përmendur edhe Gjermaninë, të dënojnë për kuponin tatimor deri në pesë vite burg. Ndërsa ju tha Braçe, i bëni thirrje biznesit të largohet nga vendi.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta