Presidenti Begaj pret ambasadoren e re të Holandës, në fokus marrëdhëniet dypalëshe dhe integrimi në BE
Taulant Balla foli për një skenar të parapërgatitur nga Partia Demokratike për të shkaktuar trazira në seancën plenare për të siguruar mbështetje në protestën e paralajmëruar të 8 Dhjetorit.
“Burime nga Partia Demokratike më thonë që ka qenë parapërgatitur një skenar për gjithë këtë. Ka qenë skenar që deputetët e Partisë Demokratike do të zaptonin foltoren për t’u treguar simpatizantëve ja ne po luftojmë këtu. Ka një problem të madh sot Partia Demokratike, nuk ngroh dot më elektoratin e vet”, tha ai në një lidhje të drejtpërdrejtë me Top Story-n.
Deputeti socialist deklaroi gjithashtu se sot drejtuesi real i Partisë Demokratike është Sali Berisha. “Është ai që vendos gjithçka brenda kësaj partie dhe fajtori për linjën politike të ndjekur prej Partisë Demokratike, që nuk drejtohet nga Lulzim Basha”, u shpreh ai.
Balla foli Balla foli edhe për ligjin e dekriminalizimit. Ai tha se ka mbetur faza e fundit e punës që ka të bëjë me ndryshimet kushtetuese.
Top Channel