Kobe Bryant, 762 milionë $ të përfituara

02/12/2015 14:10

Basketbolli botëror, duke nisur nga sezoni i ardhshëm nuk do të ketë  mundësi të shijojë magjinë e Kobe Bryant në parket, pasi legjenda e këtij sporti deklaroi tërheqjen, por për 37-vjeçarin do të vazhdojë të flitet.

Një aspekt i rëndësishëm në jetën e një sportisti është ai që ka të bëjë me financat dhe Kobe Bryant nuk i kanë munguar ato. Që nga momenti i nisjes së karrierës së tij e deri tani, basketbollisti i LA Lakers ka mundur të përfitojë vetëm nga pagat plot 323.3 milionë dollarë.

Sipas revistës së njohur amerikane “Forbes”, Bryant ka siguruar të ardhura të majme edhe nga kontratat sponsorizuese me kompani si Nike, Mercedes, McDonalds, Sprite etj., duke shtuar në llogarinë e tij 350 milionë dollarë të tjerë. “Forbes” bën të ditur gjithashtu se duke marrë parasysh edhe disa të dhëna të tjera, rezulton se Bryant ka vendosur një rekord më vete përsa u përket përfitimeve brenda dhe jashtë parketit të basketbollit me 762 milionë dollarë duke kaluar edhe vetë Michael Jordan, i cili përfitoi 720 milionë dollarë gjatë karrierës së tij si basketbollist.

I vetmi që e “mposht” Bryant në lidhje me pagën e përfituar në karrierë në total është Kevin Garnett, me rreth 332 milionë dollarë dhe 39-vjeçari vazhdon ende të luajë. Ndërsa në vendin e tretë në këtë aspekt e zë një tjetër emër i madh i NBA, Tim Duncan i San Antonio Spurs, i cili deri tani ka përfituar rreth 236 milionë dollarë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA