Kamatvonesat, PD: Rama kopjoi programin tonë për faljen

02/12/2015 00:00

Opozita akuzoi kryeministrin Rama se ka kopjuar programin e demokratëve lidhur me faljen e kamatvonesave për familjet në nevojë.

“Falja e kamatëvonesave për familjet në nevojë, është kërkuar me forcë nga Partia Demokratike. Por as falja e kamatëvonesave, dhe asnjë marifet i vogël, nuk do të bëhët  dot komardare shpëtimi për Edi Ramën, për kryeministrin më të korruptuar në Ballkan, me 200 milionë euro pasuri sipas dokumentit të punës së OSBE. Pasuri e vënë me rryshfete si ai që kërkoi për pallatin 16 katësh në zemër ët Tiranës.
Qytetarët po ngrihen,  me 8 dhjetor do të tregojnë forcën e sovranit para Edi Ramës, që nuk mbajti ndaj tyre asnjë premtim, që rriti çmimin e energjisë për të pamundurit, dhe me energjinë bëri miliarda për vete e 40 hajdutët e tij. Për 11 vite mori rryshfete për çdo leje ndërtimi në Tiranë, shkatërroi qytetin, e sot vjedh çdo ditë 1 milionë dollarë në dogana e tatime, dhe qëndron pas çdo tenderi e koncesioni miliona eurosh. Agonia e këtij kryeministri të korruptuar është drejt fundit, dhe një rrugë e re hapet për Shqipërinë pas 8 dhjetorit”, tha Grida Duma në një deklaratë për shtyp.

Top Channel