Formalizimi i bujqësisë, Panariti: Ulje të kostos së prodhimit
02/12/2015 11:00
Ulja e kostove të prodhimit dhe sigurimi i pikave të nevojshme të grumbullimit janë prioritet të ministrisë së Bujqësisë.
Ministri Edmond Panariti ka marr pjesë në forumin “Drejt formalizimit të sektorit të Bujqësisë”. Ai tha se bujqësia ka nevojë për një orientim të saktë për fermerët dhe prodhimet e tyre.
“Bujqësia ka nevojë për një orientim të saktë për fermrët dhe prodhimet e tyre. Bujqësia nuk është çështje perceptimi, por të dhënash statistikore. Kemi fuqizuar eksportet, kemi rritje prodhimi dhe akses në një treg të formalizuar”, është shprehur Panariti.
Top Channel