Basha për lehtësimin e kamatvonesave: Rama është në panik

02/12/2015 00:00

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha reagoi pas njoftimit të kryeministrit Rama për skemën lehtësuese të kamatvonesave.

Kreu i opozitës deklaroi se, kjo skemë është kopjuar nga propozimet e demokratëve dhe është një tregues i qartë se kryeministri ndodhet në panik.

“Rama nuk mund që një ditë të fusë dorën në xhepin e biznesit dhe ditën tjetër të marrë pullën fiskale, apo të bëjë zerimin e taksës për biznesin e vogël. Sot ai ka futur dorën dhe ka marrë propozimin tonë për faljen e kamatëvonesave. Por kjo, përtej futjes së dorës në xhep, që ai e ka mjeshtëri të vjetër, demaskon panikun që e ka kapur. A ka më kohë ky kryeministër për të korrigjuar? Jo, gjithçka është bërë në mënyrë të vullnetshme dhe këto nuk janë gjë tejtër veçse shenjë e një kryeministri në ikje”, deklaroi Basha.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta