Milan ka arritur të kualifikohet mes drithërimash në 1/8-n e Kupës së Italisë, pasi duhej të luheshin shtesat dy herë nga 15 minuta për të eliminuar Crotonen në “San Siro”.
Në sfidën me skuadrën e Serisë B, formacioni i Mihajlovic tregoi një fytyrë tjetër nga ajo e së shtunës në kampionat ku mposhti pa shumë mund Sampdorian.
Luiz Adriano shënoi në fillim të pjesës së parë dhe krijoi iluzionin se kuqezinjtë do ta mbyllnin brenda 90 minutave, por Budimiri barazoi në të 68-n.
Bonaventura shënoi një gol nga goditja e dënimit për të rikthyer epërsinë, ndërsa Niang në të 114-n shënoi për golin e qetësisë, por që konfirmon edhe një vazhdimësi të formës së tij personale.
Në raundin tjetër kuqezinjtë do të përballen me Sampdorian. Gjithashtu, një biletë për 1/8-at siguruan edhe Torino që mundi 4-1 Cesenën dhe Specia që fitoi përballë Salernitanës 2-0.
Top Channel