Kryeministri francez: Benzema jashtë Francës

01/12/2015 12:20

Polemikat për Karim Benzema nuk kanë të përfunduar. Këtë radhë ai që hyn mes tyre është vetë kryeministri francez, Manuel Valls, i cili ka deklaruar se nëse një sportist nuk është një shembull për të tjerët, ai nuk duhet të jetë në kombëtare.

“Një sportist i madh duhet të jetë shembull, në rast të kundërt ai nuk ka vend të skuadra e Francës. Nëse do të kisha një ministër të akuzuar për diçka ai nuk do të qëndronte në qeveri. E njëjta gjë duhet të jetë edhe me Përfaqësuesen.”, tha Valls.

Karim Benzema akuzohet nga drejtësia franceze për ndërhyrje të tij në rastin e shantazhit ndaj Matjë Valbuenës nga 2 persona të cilët i kërkuan mesfushorit të Lionit një shumë të madhe parash për të mos publikuar në këmbim një video erotike të futbollistit me bashkëshorten e tij.

Vetë Valbuena, në një intervistë të dhënë së fundmi kishte deklaruar se ishte i zhgënjyer nga Benzema dhe se ai nuk do t’ia bënte atë veprim as armikut të tij më të keq.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA