“Ju bëftë mirë lepuj”
01/12/2015 13:05
Tensionet mbeten të larta në Trigoria, qendrën sportive të skuadrës së Romës. Dhjetra tifozë i kanë pritur me sharje futbollistët e skuadrës verdhekuqe dhe jashtë murit rrethues të qendrës sportive janë hedhur 50 kg karrota dhe një mbishkrim i madh “Ju bëftë mirë lepuj”.
Në shënjestrën e protestës të tifozëve ultras janë vënë futbollistët, të cilët janë quajtur edhe “mercenarë”.
Kjo protestë e tifozëve të Romës vjen 48 orë pas humbejs me Atalantën në kampionat dhe pas poshtërimit që Barcelona i bëri në Champions League 6-1. Pas këtyre dy humbjeve, skuadra verdhekuqe është shumë në vështirësi sa u përket objektivave dhe ndër të tjera edhe qëndrimi i trajnerit Garcia është vënë në dyshim.
Top Channel