Honda do të jetë gati për sezonin e ri në Formula 1 që do të nisë si gjithnjë me Çmimin e Madh të Australisë.
Një prej drejtuesve të kompanisë japoneze, Jasuhisa Arai e ka deklaraur këtë në një intervistë të dhënë për Speedëeek duke theksuar se askush nuk është penduar për rikthimin e Hondës në Formula 1 në 2015, pavarësisht se ajo doli e papërgatitur.
“Në 2015 nuk ishim përgatitur mjaftueshëm dhe nukl kishim kryer testet e duhura, ndërkohë që erdhi gara e parë. Në mes të sezonit arritëm të gjejmë pikën e dobët të motorit tonë, por nuk mundëm dot ta zgjidhnim brenda këtij viti. Nuk e kishim mundësinë për një gjë të tillë. Nuk jemi penduar për rikthimin në F1 në 2015. Ne i përdorëm garat e këtij viti për të kryer teste dhe për të fituar përvojë”, tha Arai.
Arai më pas theksoi se te Honda të gjithë mezi presin që të nisin punën përgatitore gjatë dimrit ku vëmendja do të përqendrohet te besueshmëria e makinës dhe përmirësimi i njësisë së fuqisë së motorit.
“Për garën e parë të 2016 në Melbërn do të jemi gati pasi do t’i kemi rregulluar problemet me motorin. Lajmi i mirë është se pilotët dhe stafi i skuadrës së McLaren kanë besim te ne”, shtoi Arai.
Top Channel