Gjermeni: 1/ 5 e buxhetit të MZHU për planet vendore

01/12/2015 12:25

560 milionë lekë të buxhetit vjetor të Ministrisë së Zhvillimit Urban janë për hartimin e planeve të përgjithshme vendore të 26 bashkive. Ministrja Eglantina Gjermeni ka prezantuar buxhetin për vitin 2016 për zhvillimin urban dhe strehimin.

Në total MZHU ka një buxhet prej 2 miliardë e 451 milionë lekë, 26.3% më shumë se 2015. “Kriteri për përzgjedhjen e bashkive është territori gjeografik dhe potenciali ekonomik për zhvillim të qëndrueshëm dhe tërheqje të investimeve të huaja. Po përzgjedhim studiot kombëtare dhe ndërkombëtare për këto plane. Brenda 2016 do të miratohen tre plane kombëtare si dhe plane vendore për 31 njësi vendore, 26 financim i qeverisë dhe 5 nga USAID”, tha ministrja Gjermeni.

Ndërkaq 80 milionë lekë janë parashikuar për ngritjen e sistemit elektronik të lejeve të ndërtimit, One Stop Shop, dhe funksionimin e plotë të AZHT-së.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA