Bozdo: Veliaj gënjeu, nuk dha asnjë ndihmë për të përmbyturit

01/12/2015 00:00

Ish-nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Enno Bozdo ka reaguar ndaj deklaratave të kryebashkiakut Erjon Veliaj. Bozdo tha se Veliaj ka gënjyer pasi prona për të cilën foli kryebashkiaku nuk është në pronësi të ambasadës zvicerane.

“Nuk ka qytetar që nuk e di se për t`i dhënë liri dhe hapësirë praktikës së tij të betonizimit të Tiranës, Edi Rama me 22 gusht 2014, bllokoi të gjitha studimet e bëra nga Bashkia dhe dhënien e çdo leje ndërtimi, duke ia kaluar këtë të drejtë vetëm vetes së tij. Sa i përket objektit që solli sot në vëmendje drejtori i Ramës në Bashki, Erion Veliaj, i bëj me dije se: Gënjen sepse leja e dhënë në vitin 1998, është në pronësi të familjes Mullai dhe jo të ambasadës Zviceriane, siç deklaroi ai. Gënjen pasi ka qënë gjykata e Strazburgut, me një vendim të formës se prerë që vendosi që Shteti Shqiptar të garantonte vazhdimin e punimeve dhe të shtyje afatin e punimeve për një periudhë dy vjeçare”, tha Bozdo.

Veliaj tha ai pagoi 500 mijë euro për një koncert 50 minutësh në Tiranë, “në një kohë kur nuk dha asnjë ndihmë për qindra familje e biznese që u përmbytën.

Top Channel