Hamburgu i thotë “jo” Olimpiadës së vitit 2024

30/11/2015 09:00

Banorët e qytetit gjerman të Hamburgut kanë votuar kundër mikpritjes së Lojërave Olimpike të vitit 2024. Hamburgu ishte një nga 5 vendet kandidate për organizimin e tyre, bashkë me Romën, Parisin, Budapestin dhe Los Angelesin, por 51.7% e banorëve të tij votuan kundër në referendumin e së dielës.

Kryebashkiaku i Hamburgut, Olaf Scholz, tha: “Nuk e donim këtë vendim të qytetarëve, por nuk kemi çfarë të bëjmë”.

Në Gjermani nuk organizohet një Olimpiadë që nga viti 1972, kur u organizua në Mynih. Dy vite më parë, ishin pikërisht banorët e Mynihut ata që votuan kundër Lojërave Olimpike Dimërore të vitit 2022.

Qyteti organizator i Lojërave Olimpike 2024 do të zgjidhet në shtator të vitit 2017.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA