Bushati: Prishtina, larg polarizimit të tejskajshëm në retorike e veprime

30/11/2015 12:30

Ministri i Jashtëm Shqiptar Ditmri Bushati ka reaguar lidhur me ngjarjet e të hënës në Parlamentin e Kosovës. Bushati thotë se është i nevojshëm kultivimi i dalogut, larg polarizimit të tejskajshëm.

“I shqetësuar nga precipitimi i situatës politike në Kosovë. Kosova gjendet përballë sfidave të mëdha të shtet-ndërtimit demokratik e konsolidimit të subjektivitetit juridiko-ndërkombëtar. “Kësisoj, e ka të nevojshme kultivimin e dialogut dhe frymës së mirëkuptimit, larg eksperimentimit e polarizimit të tejskajshëm në retorikë dhe veprime”, shkruan në profilin e tij në Facebook ministri Bushati.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA