Humbja e thellë 6-1 në “Camp Nou, duket se e ka lënë më pasoja Romën. Verdhekuqtë zhgënjyen edhe në fushën e tyre ndaj Atalantës, duke u mposhtu 0-2. Në mbrëmje, Juventusi bindi në fushën e Palermos, duke fituar pastër 0-3.
Loja e dobët e të besuarve të Garcias është shoqëruar edhe me dy gola të pësuar, nga një për secilën pjesë. Alejandro Daro Gomez në pjesën e parë dhe Denis në pjesën e dytë i dhanë tre pikë mjaft të rëndësishme Atalantës. Tashmë Roma me shumë mundësi do t’i largohet edhe më shumë vendit të parë, pasi 3 ekipet e para ende nuk e kanë luajtur ndeshjes e kësaj jave.
Kampionët e Italisë shënuan një tjetër sukses së Serinë A. Juventusi fitoi 3-0 ndaj Palermos me një lojë bindëse. Mandzukic, Sturaro dhe Zaza ishin autorët e golave. Me këtë trepikësh ekipi i Allegrit e ngushton diferencën në 6 pikë nga Interi kryesues, por zikaltrit do të luajnë mbrëmjen e së hënës ndaj Napolit ndeshjen e kësaj jave.
Një fitore me vlera për mbijetesë mori pasditen e kësaj të diele në Serinë A, Frosinone, duke mposhtu me rezultatin 3-2 Veronën. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti nuk ishte grumbulluar nga trajneri i Frosinones për këtë ndeshje, pasi i është bashkuar ekipit vetëm gjatë javës së kaluar.
Një fitore të papritur arriti edhe Karpi, që fitoi 1-2 në fushën e Xhenovës. Në transfertë fitoi edhe Uninese, 2-3 ndaj Kievos.
Top Channel