Fernando Alonso del kundër Ron Dennis. Shefi i McLaren kishte deklaruar se spanjolli po mendonte të largohej nga garat e Formulës 1 për një vit, por piloti spanjoll e përgënjeshtroi menjëherë këtë deklaratë të tij.
“Do të jem i pranishëm në çdo garë në vitin 2016. Nuk kam folur me Ronn Dennis për këtë, kështu që asgjë nuk është e vërtetë. Është gjithnjë e njëjta histori, Ron Dennis apo dikush tjetër thotë diçka dhe ne pilotët që duhet të përgjigjemi dhe të gjejmë se çfarë duan të thonë ata me frazat e tyre. Është më mirë që Dennis e të tjerët të pyeten direkt për të bërë disa qartësime për deklaratat e tyre. Në këtë moment, ajo që ne duam është të përmirësohemi dhe të shohim sesa kompetitivë jemi dhe optimizmi nuk mungon. Tani të përqendrojmë vëmendjen te testet dimërore”, tha Alonso.
Top Channel