Lewandowski dhe bonusi i golave: Më kërkonin të mos shënoja? Barcelona, e kujdesshme edhe me qindarkat…
Vazhdon momenti jo shumë pozitiv për Cristiano Ronaldon në këtë sezon. Pas disfatës së rëndë në El Clasico me Barcelonën, portugezi merr një tjetër shuplakë edhe në sektorin e marketingut nga Nike.
Sipas ‘El Economista’, kompania e njohur e veshjeve sportive, në fat ka vendosur të braktisë Ronaldon si imazhin e saj dhe ta zëvendësojë atë me nejmar. Gjithnjë sipas këtij portali, e gjithë kjo do të ndodhë në vitin 2016, vit në të cilin sipas Nike, braziliani do ta kalojë Ronaldon përsa i përket paraqitjeve në fushën e lojës.
Në të vërtetë Nike e kishte menduar zëvendësimin e Ronaldos me Neymar në rolin e imazhit të saj që në botërin e vitit 2014, por humbja e thellë e pësuar nga Brazuili 1-7 ndaj Gjermanisë bëri që i gjithë ky proces të shtyhet. Por tashmë gjërat kanë ndryshuar dhe Nejmar, ashtu sikurse edhe vetë Barcelona po përjeton momentin më të mirë. Me pak fjalë, Nike nuk e parashikon dot të ardhmen, por gjithnjë ka ditur të bëjë zgjedhjet e duhura në momente të caktuara të futbollistëve përsa i përket marketingut.
Top Channel