Vettel dhe Raikkonen argëtohen në “Ferrari World”

27/11/2015 10:20

Gara e fundit e Botërorit të Formulës 1 në Abu Dabi përmbante një eveniment më vete për Ferrarin. Kokëkuqja italiane festoi 5-vjetorin e ndërtimit të parkut “Ferrari World” në këtë vend dhe këtë e bëri në mënyrën më argëtuese të mundshme.

Pilotët e saj, Sebastian Vettel e Kimi Raikkonen fillimisht u përballën në një sfidë me kart, për të provuar më pas të ashtuquajturat “malet e frikshme ruse” të këtij parku, ku shpejtësia e mjetit në harkun e 2 sekondave arrinte deri në 100 km/h.

Pasi përfunduan këtë aventurë të tyre, pilotët e Ferrarit dhanë autografe, për të mbyllur këtë ditë të veçantë me ceremoninë e zakonshme të prerjes së tortës që kishte formën e parkut fantastik “Ferrari World”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA