Shqipëri- Francë (femra), policia merr masa për mbarëvajtjen e ndeshjes

27/11/2015 10:15

Ndeshja e ekipeve kombëtare të futbollit për femra, Shqipëri- Francë do të zhvillohet në masa të rrepta sigurie. Kjo dhe për shkak të zhvillimeve të fundit në të gjithë botën, në kuadër të luftës kundër terrorizmit.

Policia e Tiranës bën të ditur se për ndeshjen, që do të zhvillohet në stadiumin “Qemal Stafa” në orën 21.00, është hartuar një plan masash. Për mbarvajtjen e këtij takimi nga ora 18.00 deri në orën 24.00 të së premtes do të bllokohen të gjitha segmentet rrugore që të çojnë te stadiumi kombëtar “Qemal Stafa”.

Gjithashtu nuk do të lejohet parkimi i automjeteve, si dhe do të mbyllen ambientet tregetare përreth tij.

Do të bllokohen rrugët “Dervish Hima”, “Asim Zeneli”, “Themistokli Germenji”, Rruga “Papa Gjon Pali” deri te kryqëzimi i TVSH-së dhe Sheshi “Nënë Tereza”.

Nga shërbimet e Policisë do të ushtrohen kontrolle të vazhdueshme ndaj shtetasve të ndryshëm, përdorues të rrugeve të mësipërme. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA