PD: Lista e qeverisë, mungojnë gjyqtarët që liruan “rilindasit”

27/11/2015 13:20

Partia Demokratike, nëpërmjet deputetit Gent Strazimiri, ka deklaruar se lista e qeverisë me gjyqtarë e prokurorë “që paskan bërë “çudira” në proceset penale duke liruar të pandehur në mënyrë të padrejtë”, ka mungesa prokurorësh dhe gjyqtarësh që çmontuan procesin ndaj deputetit të “Rilindjes”, Arben Frroku, apo “bënë mrekullinë” dhe liruan deputetin tjetër “rilindas” Armando Prenga.

“Qeveria, nëpërmjet ministrit të Brendshëm, ka përpiluar dhe bërë publike një listë gjyqtarësh e prokurorësh që paskan bërë “çudira” në proceset penale duke liruar të pandehur në mënyrë të padrejtë. Këtë listë ia ka bërë me dije Presidentit të Republikës në cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, duke tërhequr vërejtjen për mosmarrje masash”, theksoi Strazimiri

“Edhe sikur në këtë vend qeveria apo Ministri i Brendshem të ishte autoriteti shtetëror që mbikqyr gjykatat dhe Prokurorinë në dhënien e drejtësisë, edhe sikur kjo të mos përbente një skandal kushtetues, ligjor e moral, lista e çështjeve dhe individëve që shqetësojnë qeverinë nuk është aspak ajo që tmerron opinionin publik dhe qytetarët e këtij vendi.

Në listën në fjalë, nuk përmenden prokurorët, gjyqtarët dhe oficerët e policisë gjyqësore që çmontuan procesin ndaj deputetit të radhes në listën e “Rilindjes”, Arben Frroku; as gjyqtarët e “lartë”, prokurorët e oficerët e policisë gjyqësore që “bënë mrekullinë” dhe liruan deputetin tjetër “rilindas” Armando Prenga, ndërkohë që mbajnë në burg viktimat e tij me plumbat ende në trup”, shtoi deputeti demokrat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA