Messi dhe Guardiola, ritakim te Manchester City?

27/11/2015 11:50

Manchester City është gati të bëjë çdo lloj çmendurie në merkato për të sjellë në “Ettihad Stadium” Lionel Messin. Sipas asaj që publikohet te portali britanik “Metro”, që i referohet tabloidit “The Sun”, klubi anglez është gati që t’i ofrojë argjentinasit një kontratë me një pagë prej 1 milionë eurosh në javë.

Media britanike vazhdon të vërë në dukje problemet që ka Messi me organet fiskale spanjolle si motivin kryesor të argjentinasit për t’u larguar nga “Camp Nou”. Kontrata aktuale e sulmuesit 28-vjeçar skadon në vitin 2018 dhe klauzola për zgjidhjen e saj është 250 milionë euro, por sipas medias britanike, Barcelona mund ta lejojë argjentinasin të largohet edhe për 171 milionë euro.

Por jo vetëm kaq. Flitet edhe për arritjen e një marrëveshjeje që Manchester City ka arritur me Pep Guardiolën për sezonin e ardhshëm. Ajo që e publikon këtë lajm është “El Mundo Deportivo”, sipas së cilës trajneri katalanas ka nënshkruar një kontratë paraprake me Manchester City menjëherë pasi skuadra angleze zhvilloi ndeshjen me Juventusin në Ligën e Kampioneve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA