Leicester është surpriza më e këndshme e këtij sezoni në kampionatin anglez. Kjo skuadër me meritë është në krye të kampionatit anglez duke i befasuar të gjithë me paraqitjet e saj, madje edhe vetë trajnerin që e drejton atë, Claudio Ranieri.
“Si të gjithë ju, edhe unë jam i habitur me skuadrën time këto ditë. Sigurisht, besimi te lojtarët është i madh sepse unë jam trajneri, por pavarësisht kësaj, pyes gjithnjë se si ia arrijmë të bëjmë paraqitje të mira në ndeshjet e mëdha“, deklaroi Ranieri në një konferencë për shtyp.
Ranieri më pas foli edhe për pritshmëritë e Leicester, ku po shkëlqen Jamie Vardy, i cili është kthyer në objektivin e merkatos së disa klubeve të rëndësishme evropiane.
“Besoj se Leceister do të përmirësohet akoma më shumë vitin tjetër dhe do të jetë mes skuadrave kryesuese. Në këtë moment jemi të kënaqur me paraqitjet që po bëjmë. Përsa i përket Vardy, ai ndihet shumë mirë te ne dhe unë mendoj se ai do të vazhdojë të tregojë vlerat e tij me këtë skuadër dhe kjo vlen edhe për lojtarët e tjerë“, theksoi Ranieri.
Top Channel