
Nico Rosberg i është përgjigjur flakë për flakë shokut të tij të skuadrës, Lewis Hamilton, në sesionin e dytë të provave të lira për Çmimin e Madh në Abu Dhabi, ndalesa e fundit e botërorit të Formula 1 për vitin 2015.
Gjermani e ndali kronometrin në kohën 1’41’’.983, pothuajse dy të dhjetat më e shpejtë se ajo, që vendosi Hamilton në sesionin e parë të këtyre provave.
Rosberg, në 5 garat e fundit ka arritur ta mposhtë britanikun, duke marrë vendin e parë në provat zyrtare, duke fituar gjithashtu edhe 2 nga këto 5 gara.
Ndërkohë, sa i përket renditjes së pilotëve të tjerë në këtë sesion, kohën e dytë më të mirë e vendosi Hamilton. Pas tij u renditën Sergio Perez, me Force India, dhe Daniel Ricciardo, me Red Bull. Pilotët e Ferrarit ndanë përkatësisht vendin e pestë Vettel dhe Raikkonen në të shtatin.
Top Channel