Dorë e rëndë e qeverisë së futbollit europian ndaj Dinamos së Kievit për shkak të sjelljeve raciste të tifozëve ukrainas dhe trazirave të provokuara në një ndeshje të muajit të kaluar në Ligën e Kampioneve.
Kampionët nga Kievi përfunduan nën hetim nga UEFA për shkak të problemeve në sfidën ndaj Chelsea në 20 tetor, pasi thyen normat e sigurisë.
Klubi ukrainas është dënuar me 3 ndeshje pa tifozë në stadiumin e tij, si dhe do të paguajë një gjobë të majme prej 100 mijë eurosh. E përkthyer në gjuhën e tifozëve, impianti i Kievit do të jetë bosh për ndeshjen ndaj izraelitëve të Makabit dhe në rast të kualifikimit eventual edhe në sfidat e eliminimit direkt.
“Dushi i ftohtë” për urkainasit ka ardhur pas misionit të realizuar me fitoren ndaj Portos, që afron Dinamon e Kievit në një kualifikim të bujshëm. Për ekipin e inspiruar nga Yarmolenko, do të mjaftojë një fitore ndaj Makabit për të kaluar në fazën tjetër, por këtë do ta provojë pa mbështetjen e tifozëve.
Top Channel